Loading…

SHBA dërgon 3 mijë trupa shtesë në Arabinë Saudite

  • 12/10/2019 | 08:43

SHBA dërgon 3 mijë trupa shtesë në Arabinë Saudite

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se po dërgojnë më shumë trupa dhe pajisje ushtarake në Arabinë Saudite, pas një sulmi të muajin e kaluar mbi objektet e naftës. Për këto sulme zyrtarët amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar Iranin, transmeton Gazeta Metro.


Raportet cituan zyrtarë të Pentagonit të thoshin se dërgesa do të përfshinte një vendosje të madhe të trupave dhe dy sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”. Më parë Komanda Qendrore e SHBA’së kishte njoftuar për dislokimin edhe të luftanijeve të Marinës Amerikane drejt Paqësorit për të ju kundërvënë kërcënimeve të Iranit dhe Koresë së Veriut.

“Marrë së bashku me vendosjet tjera, kjo përbën një shtesë prej 3.000 forcash që janë autorizuar brenda muajit të fundit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman përmes një deklarate.

Zyrtarët e SHBA-së kanë njoftuar rritje të trupave, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së Arabisë Saudite, vendit kryesor në botë për prodhimin e naftës dhe një aleate e SHBA-së.

Por, sulmet 14 shtatorit në dy objektet kryesore të naftës saudite, ulën përkohësisht 5 për qind të furnizimeve botërore të naftës, dhe nxorën në pah cenueshmërinë e infrastrukturës së objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

Sulmet u përshkruan si një “akt lufte” nga ana e Riad, zyrtarët e të cilit fajësuan gjerësisht Iranin. Të njejtin qëndrim e kishte shprehur edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo.

Rebelët Huthi – të mbështetur nga Irani – që luftojnë forcat qeveritare në Jemenin fqinj, kishin marrë përgjegjësinë për sulmet. Kjo kishte ndodhur edhe në dy sulmet paraprake në territorin e Arabisë Saudite, ku kryengritësit Huthi kishin dalë me njoftime zyrtare se ishin ata që kishin sulmuar, pohime këto që ishin dyshuar nga shumë shtete.

Shumë vëzhgues e konsiderojnë konfliktin jemenas si një luftë ndërmjet Arabisë Saudite me shumicë myslimane suni dhe Iranit të udhëhequr nga shiitët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë