Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka zhvilluar një bisedë telefonike me asistenten e Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Karen Donfried, transmeton Gazeta Metro.
Në bisedë sipas komunikatës së presidencës serbe ishin pjesëmarrës edhe Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në bisedë rreth eurointegrimeve të Serbisë, presidenti serb Vucic i ka njoftuar bashkëbiseduesit me përshtypjet e tija nga Samiti i BE’së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Asistentja e Sekretarit të Shtetit Amerikan Donfried ka theksuar se SHBA angazhohet fuqishëm që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian theksohet në komunikatë.
Biseda me diplomatët amerikanë në pjesën më të madhe e përkushtuar rreth marrëdhënieve bilaterale, posaçërisht atyre ekonomike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjetikës, ku edhe është mirënjohje për veprimtarinë e suksesshme të kompanive amerikane në tregun serb.
Donfried ka mbështetur poashtu fuqishëm lidhjen e rajonit përmes nismës Ballkani i Hapur, duke u pajtuar me presidentin serb Vucic se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal dhe aspiratave drejt synimeve të interesave të përbashkëta ceket në komunikatë.
Tutje bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe rreth dialogut Kosovës dhe Serbisë dhe kanë përshëndetur përparimin në takimin e kryenegociatorëve dhe të dërguarit Special, kur edhe u miratua udhërrëfyesi në zbatimin e marrëveshjes për energjetikë njofton komunikata.
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetet e Ballkanit Perëndimor ishin në një takim të përbashkët në Departamentin e Shtetit tek asistenten e Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Karen Donfried, dhe zëvendësi i saj Gabriel Escobar, ku diskutuan prioritetet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në integrimin e tij.
Përshtypjet e presidentit serb Vucic dhe të të gjashtë shteteve të rajonit rreth samitit janë së paku zhgënjim, dhe e kanë shprehur edhe në publik. Zhgënjim e dështim ishte përmendur edhe nga vet zyrtarë të lartë të BE’së si emisari për dialog Miroslav Lajcak dhe shefi i tij Josep Borrell.
Eurodeputetja e zëshme gjermane Viola von Cramon, e kishte quajtur drejtpërdrejtë një dështim i plotë samitin e BE’së për Ballkanin Perëndimor./gazetametro.net