Loading…

Sharr: Kamioni shkel për vdekje fëmijën 15 muajsh

  • 06/06/2017 | 23:58

Sharr: Kamioni shkel për vdekje fëmijën 15 muajsh

Sonte rreth orës 11:45 minuta në një rrugë në fshatin Zaplluzhë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka mbetur i vdekur një fëmijë.


Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, thuhet se gjatë lëvizjes mbrapa me kamion, shoferi ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka shkelur një fëmijë rreth 15 muajsh që po lëvizte në rrugë në përcjellje të një fëmije tjetër.

Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet e policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë