Loading…

Shaqiri e Xhaka dominojnë ende futbollin zviceran, nderohen si më të mirët e 2025’së

  • 17/04/2026 | 17:06

Shaqiri e Xhaka dominojnë ende futbollin zviceran, nderohen si më të mirët e 2025’së

Kapiteni i FC Basel u nderua nga super liga e Zvicrës me çmimin e “Brack Super League Player 2025” për arritjet e shkëlqyeshme në një ceremoni duke i dorëzuar atë në fushën e klubit, transmeton Gazeta Metro.


Në mesin e 7 kategorive që u nderuan Shaqiri ishte më i miri i ligës zvcicerane pas fitores së kampionatit vitin e kaluar me FC Basel, ku Shaqiri kishte shënuar 13 gola e 13 asiste duke u shndërruar në motorin e klubit.

Në mesin e të nderuarve ishte Granit Xhaka, kapiteni i klubit anglez Sunderland që u shpall “UBS Lojari më i mirë kombëtar’ për arritjet e tij me Bayer Leverkusen dhe rishtas në Premier League.

Ceremonia e nderimit u mbajt tani në prill pasi u pezullua për shkak të tragjedisë në Cras-Montana në muajin janar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë