Loading…

Shaqir Totaj: Prizrenasit e dinë se fitorja e PDK’së është fitore e Kosovës

  • 30/09/2019 | 13:03

Shaqir Totaj: Prizrenasit e dinë se fitorja e PDK’së është fitore e Kosovës

Kryetari i Degës së PDK’në Prizren dhe kandidati për deputet, Shaqir Totaj ka organizuar një mbrëmje me të rinjtë e PDK’së ku ka thënë se janë garantuesit e fitores së madhe të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Totaj ka thënë se bashkë me të rinjtë kanë biseduar për shumë tema të ndryshe dhe aktuale që po e karakterizojnë Kosovën.

Ai ka shkruar se prizrenasit e dinë se fitorja e PDK’së është fitore e Kosovës

Postimi i plotë:

Mbrëmë, ishte kënaqësi e madhe të takoj simpatizantë të PDK-së, të cilët me 6 tetor do të jenë garantuesit e fitores së madhe të Kosovës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme së bashku me kandidatët për deputet, diskutuam tema të ndryshme, shprehëm gatishmërinë për përgjegjësitë dhe detyrat që na presin në të ardhmen e vendit tonë.
Prizrenasit e dinë se fitorja e Partisë Demokratike është fitore e Kosovës. Ne, së bashku, mund ta bëjmë dhe do të përballemi me sfidat që i kemi përpara si Lufta jonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, i cili u krijon më shumë hapësirë dhe mundësi të rinjve për ta ndërtuar këtu të ardhmen.

Votoni Partinë Demokratike dhe ndërto të ardhmen! #PDK112

#KadriVeseliKryeminister,#ShaqirTotaj23../gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë