Loading…

Shaqir Totaj në Suharekë: Kadri Veseli, kryeministri në ardhje, fryma që i duhet vendit tonë

  • 01/10/2019 | 21:49

Shaqir Totaj në Suharekë: Kadri Veseli, kryeministri në ardhje, fryma që i duhet vendit tonë

Shaqir Totaj, Kryetari i degës së Prizrenit të PDK’së (Partisë Demokratike të Kosovës) dhe kandidat për deputet i kësaj partie njoftoi për mbledhjen në mbështetje të kandidatëve të PDK’së dhe një Kosovë më të zhvilluar, transmeton Gazeta Metro.


Kandidati Totaj njoftoi për takimin në Leshan të Suharekës dhe vlerësoi se me kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veselin, do të ketë shtet ligjor të forcuar me mundësi të barabartë për të gjithë.

“Sot, në Leshan të Suharekës u mbajt takimi madhështor elektoral në mbështetje të kandidatëve të listës zgjedhore të PDK ‘së. Kjo është fryma që i duhet vendit tonë për të ecur përpara, këtu do të adresohen ëndrrat, shpresat e qytetarëve, me kryeministrin në ardhje z. Kadri Veseli, ata që duan ta shohin ‪‎ Kosovën më të zhvilluar, shtet ligjor të forcuar dhe mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Shaqir Totaj falënderoi aktivistët dhe banorët për besimin dhe i cilësoi si shembull i mirë për të i ndjekur.

“Dua ta falënderoj banorët Leshanit për besimin, dhe ju aktivistë jeni shembull i mirë, të bashkuar për të luftuar korrupsionin që e ardhmja e Kosovës të jetë më e mirë dhe më e sigurt. ! Votoni! Ia dalim s’bashku!”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë