Loading…

“Shaqir Totaj i kishte dënuar edhe shokët e tij për mos deklarim të pasurisë”

  • 22/10/2021 | 12:30

“Shaqir Totaj i kishte dënuar edhe shokët e tij për mos deklarim të pasurisë”

Shaqir Totaj ishte Menaxher i degës së ATK-së në Prizren, pozitë të cilën e ka ushtruar disa vite. Si bartës i kësaj pozite, Totaj ka ndjekur një program prestigjioz trajnimi në vitin 2009-2010 në Universitetin e Uashingtonit të mbështetur nga Ambasada amerikane me temën “Menaxhmenti dhe lidershipi në sektorin publik”.

Moderatori i emisionit Pressing Leonard Kërçuku ka treguar në një debat me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi se Shaqir Totaj i kishte dënuar edhe shokët e tij për mos deklarim të pasurisë.

Ai vazhdimisht ishte lavdëruar si njeri shumë i ndershëm në punën profesionale të tij.

Në këtë fushë, Totaj është certifikuar edhe si ekspert ndërkombëtar për performancë në administratën tatimore nga FMN-ja në Uashington në vitin 2015.

Totaj nuk është i angazhuar për vite të tëra vetëm profesionalisht. Në Prizren, e njohin edhe si një aktivist i sportit ku nga viti 2011 është Kryetar i klubit të basketbollit Bashkimi në Prizren.

Ndërsa nga viti 2013 ai është edhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë