Loading…

Shaqir Totaj favoriti për Kryetar të PDK’së në Prizren

  • 09/11/2018 | 18:53

Shaqir Totaj favoriti për Kryetar të PDK’së në Prizren

Një nga kandidatët më të votuar të zgjedhjeve të kaluara po shihet si kandidati favorit në zgjedhjet brendshme të Partisë Demokratike (PDK), që përpos Prizrenit, po e sfidon këtë parti edhe në nivelin e saj qendëror, trasnmeton gazetametro.net


“Me kandidaturen time synoj të sjell një vlerë të re të shtuar, në PDK me një profil dhe një dimension të ri dhe ndryshe krahas vlerave që partia tashmë i posedon, duke filluar nga ata qe jane më meritorit për krijimin e shtetit, pra pjestaret e UCK’së, e deri te profilet profesionale që kontribuan që shtetësia të konsolidohet. Dua të kontriboj edhe më tejë që të mund të ballafaqohemi me sfidat që na presin në të ardhmën”, ka thënë Totaj për gazetametro.net

Një nga kandidatët më të votuar të zgjedhjeve për qytetet kryesore të Prizrenit ishte Shaqir Totaj. Një ekonomist nga shkolla e Washingtonit në Amerikë, një nga shefat e Adiministratës Tatimore (ATK) në qytetet kryesore, me shije të veçantë edhe për muzikën ‘Rock’,e sidomos për sportin dhe basketbollin që ndikuan mediat dhe publikun ta cilësojnë Totajn, një nga prurjet më të forta zgjedhjeve 2017, në nivel vendi, e sidomos edhe për PDK, e cila e nxiti atë të kandidojë për Kryeqytetin e vjetër të Kosovës.

Me klubin KB Bashkimi u bë Kampion i Basketbollit në Kosovë, për të vazhduar më tej si kampion i zgjedhjeve në Prizren, i cili fitoi në raundin e parë, dhe të gjithë menduan se Totaj është kryetari në ardhje i Prizrenit. Por ndodhi e kundërta.

“Ka qene nje befasi e cila ka rrjedhë ndoshta nga mos angazhimi i duhur si pasojë e ndjenjës së vetëkënaqësisë duke menduar se fituam. Por ka pasur edhe koalicione jo të natyrshme për balotazh”, ka thënë Totaj për gazetametro.net

Për Totajn, PDK nuk mund të humb nga rivalët politikë sa mund te humb nga mos organizimi intern dhe neglizhenca në detyrë, ka shtuai ai.

Por si erdhi Totaj në PDK? Çka e shtyri t’i bashkohet kësaj nisme.

“Ishte vizioni i liderit të PDK’së për t’u hapur dhe për ta përforcuar partinë duke me kandiduar për Kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të vitit 2017. është mirëpritur nga elektorati i Komunës së Prizrenit, dhe PDK’së prandaj kandidatura ime në zgjedhjet e mbrendshme për Kryetar të Degës së PDK’së në Prizren është një hap i radhes dhe i pritur, kisha me thënë”, ka vazhduar Totaj.

Liderishipi i PDK ka besuar te potenciali im, dhe Totajn, kjo e shtyri të mendoj seriozisht për politikën, jo vetëm për Prizrenin, por edhe më gjërë, për të ofruar kontributin për interes publik, shpjegon Totaj.

“Vullneti që me përvojën, shkollimit tim, si dhe me vlerat që i prezentoj të kontriboj për interes publik, është i mundshem vetëm përmes angazhimit në politikë. Kjo ka qenë vendimi i vështirë në fillim, pastaj ka qenë më e lehtë, prandaj dhe kam vendosur të kyqem me një forcë serioze politike, me energji më të madhe, siç është PDK, e që natyrisht ka shtrirje më të madhe në Kosovë”, ka thënë Totaj.

Ndryshimi dhe kontributi, mund të bëhet vetëm nga që është e fuqishme në nivelin vendi, sipas Totajt. Përndryshe me parti të vogla dhe mundësia për kontribut dhe ndryshim pozitiv është i vogël, konsideron ai.

Shaqir Totaj me mbështetjen e Departamentit të Shteteve të Bashkuara, kreu specializimin në Washington DC, për Menaxhment dhe Lidership në Sektorin Publik. Është ekspert i çertifikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ka përvojë nga viti 2000 në ATK, si Shef për Prishtinë, Pejë dhe Prizren, Në aspektin kulturor dhe sportiv, është Nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) si dhe Kryetar për 2 mandate i KB Bashkimi, nga Prizreni, prej ku dhe garon.

Sa i përket preferencave tjera bashkëpunimi me parti politike të tjera në Kosovë, thotë se nuk ka armiq, e as vija të kuqe. Beson se zgjedhja e partneritetit politik duhet të bëhet sipas prioriteteve dhe objektivave që i kontribojnë interesit publik.

Një premtim interesant që mbahet mend për qytetin e Prizrenit, është tramvaji në qendër sikur në fotografinë më poshtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë