Loading…

Shala: Serbia nuk nis luftë ku është NATO-ja

  • 17/01/2017 | 09:28

Shala: Serbia nuk nis luftë ku është NATO-ja

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Haxhi Shala, hedh poshtë mundësinë që Serbia t’i nis forcat ushtarake për të ndërhyrë në veri të Kosovës, ashtu siç paralajmëroi të dielën presidenti serb, Tomislav Nikoliq.


Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, deputeti Shala thotë se në Kosovë janë të pranishme forcat e NATO-s (KFOR-i) dhe ku është e pranishme forca më e fuqishme ushtarake në botë, Serbia, siç thotë ai, nuk mund të bëjë gabim dhe të futet ushtarakisht. “Në një territor ku është e pranishme NATO nuk besoj se Serbia mund të bëjë gabim dhe të futet ushtarakisht”, shprehet Shala.

Kreu i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së pranon se Serbia do të vazhdojë me provokimet e tilla në Kosovë, mirëpo, sipas tij, forcat e sigurisë në vend (AKI dhe Policia e Kosovës) po i kryejnë detyrat e veta në mënyrën më të mirë të mundshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë