Loading…

Shala i LDK’së: Kam qenë dhe jam kundër bashkëpunimit me LVV’në, por vendos partia

  • 03/06/2026 | 22:22

Shala i LDK’së: Kam qenë dhe jam kundër bashkëpunimit me LVV’në, por vendos partia

Anëtari i kryesisë i LDK-së Kujtim Shala, ka folur rreth bashkëpunimit të mundshëm me LVV-në pas zgjedhjeve të 7 qershorit.


“Për këtë duhet një qëndrim i partisë, sepse ne s’kemi bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje në dy palë zgjedhjet e fundit dhe ka pasur qëndrim të Këshillit të Përgjithshëm të partisë”, deklaroi Shala në Rubikon të Klan Kosovës të mërkurën.

Ai tha se ka edhe qëndrim personal rreth kësaj çështje.

“Është qëndrim i njohur, e dinë edhe kolegët, e dini edhe ju dhe të gjithë ata që kanë interes. Unë kam qenë kundër dhe jam kundër. Por, unë nuk e përcaktoj qëndrimin e partisë. Duhet të vendosë shumica sikur edhe rastet e tjera”, shtoi ai në Klan Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë