Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka hedhur dyshime se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar pasi dikush në Kosovë “ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit”, kjo sepse Haradinaj ishte paraparë që të takohej me presidentin e zgjedhur amerikan, republikanin Donald Trump.
Shala, thotë se dialogu me Serbinë nuk ka funksionuar, andaj, fajtor për këtë gjendje janë udhëheqësit politikë.
“Po e vezhgoja mjaftë me interesim arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt! Ta them të drejtën, fatkeqsisht kohëve të fundit gjithcka mund të pritet për njerëzit tonë mbrenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që le per t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.
“Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Trump?!”, ka vazhduar ai, transmeton gazetametro.net
Sipas tij bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë, ndërsa Francën ai nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik.
Faji kryesor prapë mbetet te Kosova e udhëheqësit politik të saj, siç ka shkruar ai. /gazetametro.net