Loading…

Shala debat të ashpër me homologun boshnjak: Nëse doni marrëveshje tregtare me Kosovën duhet ta njihni si shtet

  • 05/12/2018 | 19:06

Shala debat të ashpër me homologun boshnjak: Nëse doni marrëveshje tregtare me Kosovën duhet ta njihni si shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në një paraqitje televizive me homologun e tij boshnjak, Mirko Saroviq ka pasur një përplasje në lidhje me vendosjen e taksës.


Përderisa ministri i Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Bosnje, Sarovic ka thënë se Kosova këtë taksë e ka vendosur për arsye politike.

Ai ka theksuar se ata do të ankohen në Komisionin Evropian dhe do të kërkojnë përjashtimin e Kosoës nga CEFTA, transmeton Insajderi.

“Ne jemi ankuar në Komisionin Evropian. Është një vendim më shumë politik, dhe nuk ka qenë aspak i nevojshëm”, tha Sarovic.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e ministrit kosovar, Endrit Shala. Ai tha se Bosnja nuk i njeh as dokumentacionet e Kosovës, e lëre më mallrat.

“Asnjë mall asnjëherë nuk ka qarkulluar nëpër Bosnje. Duhet ta trajtoni në mënyrë serioze Kosovën si shtet. Nëse doni të keni raporte tregtare me Kosovën, duhet të keni qëndrim ndaj Kosovës me respekt”, tha Shala.

Ai pati edhe një kërkesë për ministrin boshnjak.

“E kisha sygjeruar ministrin, që sa po humb kohë Bosnja ti ankohet Komisionit Evropian që të përjashtohet Kosova nga CEFTA, më mirë kjo kohë të shfrytëzohet për përmirësim të raporteve me Kosovën”, deklaroi Endrit Shala.

Akuza për këtë vendim pati edhe kryetari i Odës Ekonomike Serbe, Nenad Djurdevic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë