Loading…

Shakira dhe Pique festuan ditëlindjet e tyre në të njëjtën ditë, por të ndarë

  • 03/02/2023 | 15:13

Shakira dhe Pique festuan ditëlindjet e tyre në të njëjtën ditë, por të ndarë

2 shkurti ishte data kur Pique dhe Shakira festojnë ditëlindjet e tyre të përbashkëta. Por këtë vit gjërat kanë qenë ndryshe, pasi pas 12 vitesh për herë të parë kanë festuar ditëlindjet veç e veç.


Ish-çifti i njohur kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave që prej ndarjes së tyre, por sidomos pas publikimit të këngës “Session #53” me Bizarrap, e cila është e mbushur plot me referenca për Piquen dhe lidhjen e tij të re.

Ditëlindja e përbashkët e ish-çiftit ngjalli një valë të re komentesh në rrjetet sociale, teksa Shakira u shfaq e kënaqur me dhuratat dhe tortat që i dërguan fansat e saj. Nga ana tjetër, futbollisti ka zgjedhur një mesazh modest, duke shkruar thjesht “36”.

Por ka ardhur koha të ndalemi pak tek torta që ka marrë Shakira, të cilën e ka publikuar edhe në rrjetet e saj personale sociale. Kështu ata i dërguan asaj një tortë me fytyrën e saj dhe figurinat e një Twingo, Ferrari, Rolex dhe Casio, një referencë për tekstet e këngës së saj të famshme.

Megjithatë, siç rezulton, dizajni origjinal i tortës nuk ishte tamam i tillë pasi kishte edhe një figurë të Pique-s që tregonte orën Casio, por këngëtarja zgjodhi ta hiqte atë pjesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë