Loading…

Shaip Muja: Koalicioni euro-atlantik fitues historik

  • 09/06/2017 | 23:58

Shaip Muja: Koalicioni euro-atlantik fitues historik

Kandidati për deputetet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Shaip Muja, ka thënë se ky koalicion do të jetë fituese i zgjedhjeve.


Muja në një status në Facebook, tregon se pas 11 qershorit në Kosovë do të ndryshojnë shumë gjera. “Koalicioni ynë, i vlerave euro-atlantike dhe demokracisë perëndimore, do të angazhohet maksimalisht që interesi i qytetarit të prezantohet denjësisht dhe me kompetencë”, ka thënë Muja.

Ky është publikimi i i plotë i Mujës:

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, është vijim normal i proceseve politike që po kalon vendi, proces që u pengua nga qarqe të shumta brenda e jashtë vendi që nga çlirimi e këndej. Ky bashkim i koalicionit euro-atlantik, ngjau në kohën kur lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mori vendim që në aspektin strategjik, do të shënohet në analet e politikës tonë.

Bashkimi i natyrshëm i partive politike me vizion euro-atlantik, për vlera perëndimore, synime të qarta integruese dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në.

Ftoj qytetarët, të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe koalicionin, me numrin 12, për shkak se pas 11 Qershorit, do të kemi zhvillim më të shpejtë ekonomik, fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, fuqizimin e gruas dhe rinisë në çdo nivel të vendimmarrjes.

Pas 11 Qershorit, do të kemi arsim më të mirë dhe të profilizuar që të rinjtë tanë i bën të barabartë me konkurrencën globale,

Pas 11 Qershorit, do të kemi shëndetësi të përparuar, në shërbim të qytetarëve, me barna të mjaftueshme dhe me sigurime shëndetësore, kartela elektronike shëndetësore si dhe qasjen e njëjtë për të gjithë,

Pas 11 Qershorit, do të kemi Ushtrinë tonë dhe do t’i plotësojmë kushtet për të hyrë në procesin e aderimit në NATO.

Edhe shumë kapituj tjerë, të interesit nacional do të trajtohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe neve, kandidatë për deputetë.

Koalicioni ynë, i vlerave euro-atlantike dhe demokracisë perëndimore, do të angazhohet maksimalisht që interesi i qytetarit të prezantohet denjësisht dhe me kompetencë.

Ne kemi dëshmuar se e duam Kosovën pa kushte.

Unë, zotohem se do të jem zë i fortë i të drejtës Tuaj për jetë me dinjitet, në shtet të zhvilluar dhe sundim të ligjit.

Votoni Koalicionin me numrin 12 Votoni liderin tonë, Kadri Veseli, 1

Me nderime,  Dr. Shaip Muja, 101

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë