Loading…

‘Shabi shnosh si molla’: Lajmërohet shoku i të plagosurit Shaban Ramaj, ofendon mediet dhe kërkon mbylljen e tyre

  • 20/12/2019 | 14:59

‘Shabi shnosh si molla’: Lajmërohet shoku i të plagosurit Shaban Ramaj, ofendon mediet dhe kërkon mbylljen e tyre

Sot në mëngjes nga ana e Policisë së Kosovës është raportuar për një plagosje me armë, ku Shaban Ramaj ishte mbetur i plagosur me armë në një kafiteri në Prishtinë.


Shaban Ramaj është liruar nga spitali dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë tani, kështu ka lajmëruar shoku i tij, Galan Mehmetaj.

Mehmetaj ka publikuar një foto me të, por ka pasur një kërkesë interesante, ai duke ofenduar mediet kosovare ka kërkuar mbylljen e tyre urgjente.

“Shabi shnosh si molla. Një plumb i shkrepur aksidentalisht ia ka përshku barkun më gërrvishtje. E sa i përket mediave kosovare, me të vërtetë janë bizare në shpifje krejt krejt palidhje. Porale t’leshit ju duhet mbyllur urgjentisht”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook, shkruan Insajderi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë