Loading…

Sfida në drejtësi e ekonomi për 9 vjet shtet

  • 27/02/2017 | 16:44

Sfida në drejtësi e ekonomi për 9 vjet shtet

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociologjike – Sociometri organizoi konferencën me temë “Kosova 9 vjet pas pavarësisë, shtet funksional apo projekt i dështuar”.


Në këtë konferencë u tha se problem më i madh gjatë këtyre viteve të shtet ndërtimit, është dështimi i tërësishëm i arsimimit juridik.

Njohës i çështjeve të drejtësisë Korab Sejdiu, tha se nëse Kosova nuk ka sistem juridik, nuk mund të zhvillohet as ekonomia as ndonjë sferë tjetër qoftë politika apo gazetaria, të gjitha bazat i kanë në sistemin funksional të drejtësisë.

“Kemi një numër shumë të vogël të juristëve që dalin të përgatitur ose së paku me elementet bazë që iu nevojiten për ta ndërtuar një karrierë të mirëfilltë dhe për t’i kryer detyrat që i kanë”, theksoi Sejdiu.

auto_instituti-270217-21488209413

Sejdiu ndër sfidat tjera ka përmendur edhe ngritjen e njohurive dhe shkathtësive për personelin e drejtësisë, qe ndërlidhet me arsimimin juridik, mungesën e mbikëqyrjes së institucioneve të drejtësisë, siç janë gjyqësori prokuroria, policia etj.

Ndërkohë që ekonomisti Mustafë Kadrijaj lidhur me këtë çështje theksoi se subjektet politike nëpër fushata premtojnë integrime evropiane, zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë, mirëpo të gjitha këto mbesin vetëm premtime boshe dhe manipulim me qytetarët.

“Të gjitha subjektet politike përveç që ofendonin njëra tjetrën me ose pa vetëdije premtonin një ekonomi të tregut, liberalizim ekonomik, integrime evropiane, rritje ekonomike, zhvillim ekonomik, ulje të papunësisë, duke verbuar dhe manipuluar qytetarin e varfër të Kosovës”, tha Kadrijaj.

Ai ka folur edhe për raportet tregtare që ka Republika e Kosovës, ku sipas tij, debalanci i importit dhe eksportit është një prej dështimeve të Qeverisë së Kosovës. Kadrijaj tha se Kosova importon 2.2 miliardë euro dhe eksporton 300 milionë euro.

“Një krahasim i importit me eksportin tregon për dështimin e radhës gjatë këtyre viteve, pra me një import 2.2 miliardë euro dhe me një eksport 300 milionë euro, kur i kthejmë në përqindje këto vlera i kemi 13.6 për qind eksport dhe 86.4 për qind import, dhe ky për këtë Qeveri është dështimi i radhës, dhe më e keqja tregon se Kosova është ende vend konsumues”, tha ai.

Kadrijaj shtoi se për të ndryshuar kjo gjendje, qytetari nuk duhet të presë që të vet korrigjohen partitë politike, por duke i penalizuar ato me votë.

Edhe eksperti i sigurisë Bejtush Gashi tha se Kosova edhe në aspektin politik është në mes vullnetit të brendshëm kosovar dhe kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare që ka prodhuar një status që aktualisht e ka, dhe në të njëjtën kohë komplet infrastruktura e saj të sigurisë të ndërtuar e mbështetur në këto standarde.

Në këtë konferencë kanë folur edhe sociologë, gazetarë dhe persona tjerë të fushave të ndryshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë