Loading…
Sfida anti-Turqi: Publikohen formacionet zyrtare, Panucci me skemë alla-De Biasi
  • 22/03/2019 | 20:18

Sfida anti-Turqi: Publikohen formacionet zyrtare, Panucci me skemë alla-De Biasi

Shqipëria do ta fillojë aventurën për eliminatoret në Kampionatin Evropian 2020 në shtëpi kundër Turqisë. Për të siguruar një fitore ndaj ekipit nga Anadolli, Kristian Panuçi do të hedhë në fushë një formacion me plotë surpriza, por që në pamje të parë të lë përshtypjen e rikthimit te skemat alla-De Biasi.


Në mesin e 11 titullarëve që do të hidhen në fushë, janë 5 mbrojtës, ndërsa në majë të sulmit do të jetë i vetëm Bekim Balaj, pasi duket se bomberi Armando Sadiku nuk ia ka dalë të hedhë pas krahëve dëmtimin.

Ndërkohë, në krahun tjetër Turqia duket se nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer titullar një veteran si Emre Belezoglu.

Shqipëria: Berisha, Balliu, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Memushaj, Xhaka, Abrashi, Uzuni, Balaj.

Turqia: Gunok, Kaldirim, Emre, Yokusuk, Gonul, Tusun, Calhanoglu, Tekdomir, Demiral, Yilmaz, Ayhan.

Ndeshja zhvillohet në ‘Loro Boriqi’, ndërsa janë shitur mbi 12 mijë bileta pak para ndeshjes. Shqipëria ka zhvilluar vitin e shkuar një miqësore me Turqinë, ku ka fituar 3-1.

Për këtë ndeshje edhe pse me disa mungesa Christian Panucci, ka futur në lojë lojtarët më të mirë. Në anën tjetër edhe Turqia është duke tentuar që të bëjë ndryshime në ekip dhe kërkon ta nis me fitore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë