Loading…

Sfarqa: Driton Selmanaj foli në bazë të disponimit të elektoratit të LDK’së

  • 20/06/2017 | 17:49

Sfarqa: Driton Selmanaj foli në bazë të disponimit të elektoratit të LDK’së

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, dje ka deklaruar se LDK nuk duhet të futet në koalicion me PDK-në, në të kundërtën ai kërcënoi se do largohet nga partia.


Menjëherë pas kësaj ka reaguar kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Atij nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat e anëtarit më të ri të partisë që ai e udhëheq.

Mustafa e ka quajtur shantazh deklaratën e Selmanajt.

Por, për anëtarin e Kryesisë së LDK-së, njëherësh kreun e komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, deklaratat e Selmanajt kundër koalicionit me PDK-në janë të bazuara.

Sfarqa thotë se bashkëpartiaku i tij ka të drejtë ta thotë mendimin e tij. Sipas tij, Selmanaj ka folur në bazë të disponimit të elektoratit karshi kësaj çështjeje.

Por, sa i përket çështjeve të koalicioneve Sfarqa i përkujton Selmanajt se për këtë punë vendos kryesia dhe strukturat e partisë.

“Është e vërtetë që për koalicion me ndonjë parti vendos kryesia dhe struktura e partisë. Çështjet individuale të secilit janë konform situatës që është krijuar. Çështjet tjera më shumë janë promovime individuale se sa çështje të partisë. Unë këto i vlerësoj, se demokracia këto i ka. Është e drejtë absolute dhe demokratike me e thënë atë çfarë e mendon. Driton Selmanaj mbrëmë ka fol në bazë disponimit të elektoratit”, ka thënë të hënën për Express, anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa.

Tutje ai është shprehur se elektorati i LDK-së nuk ka disponim për koalicion me PDK-në, ndërkohë që rreth koalicionit me VV-në, Sfarqa thotë se ende nuk ka ndonjë thirrje të partisë, përveç atyre individuale.

Ndërkohë që kreu i Ferizajt thotë se ka ardhur koha që LDK për një kohë të qëndrojë në opozitë.

“Elektorati nuk ka disponim për koalicion me PDK-në në asnjë mënyrë sepse në të kundërtën nuk kish pas pse me u prishë mocioni. Sa i përket koalicionit me VV-në dhe thirrjet, këto akoma janë vendime individuale, ende nuk ka thirrje të partisë. Ne do të presim rezultatet e certifikimit dhe do ta vlerësojmë gjendjen, janë organet e partisë që vendosin. Nuk ka ndonjë përjashtim me VV-në. Megjithëse mendoj që më mirë do të ishte që LDK-ja njëherë të shkojë në opozitë”, ka deklaruar Sfarqa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë