Loading…

S’është e lehtë ta mposhtim PDK’në, me votën e atyre që e duan Kosovën do të fitojmë

  • 22/05/2017 | 15:02

S’është e lehtë ta mposhtim PDK’në, me votën e atyre që e duan Kosovën do të fitojmë

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kujtuar kohën kur askush nuk besonte se partia e tij do të dilte fituese kundër LDK’së në Prishtinë, duke bërë një analogji me sot, kur askush nuk po beson se Vetëvendosje do ta mposht PDK’në.


Ai është shprehur optimist se do ta mposhtin PDK’në në zgjedhjet parlamentare, nëse ata që e duan Kosovën angazhohen dhe votojnë pasivisht.

“Në zgjedhjet e kaluara lokale në Prishtinë, disa qytetarë na thonin: “Ju jeni shumë të mirë, por nuk keni gjasa me e mujt LDK-në”. Por doli e kundërta. Angazhimi i qytetarëve dhe votimi masiv për Lëvizjen e solli fitoren”, u shpreh Molliqaj, shkruan gazetametro.net

Megjjithatë Molliqaj e pranon se e kanë të vështirë ta mposhtin PDK’në.

“Tash disa po thonë: “LDK-në e kaloni lehtë, por PDK-në e keni vështirë me e largu nga pushteti”. E vërtetë që nuk është e lehtë, por nëse ju, qytetarët që e doni Kosovën #meZemër, angazhoheni dhe votoni masivisht, fitorja do të jetë e sigurt dhe ndryshimi i pashmangshëm”, shkruan gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë