Loading…

Seselj thotë se Amerika po ndryshon në favor të Serbisë, jep ide për këmbim të popullësisë

  • 28/08/2018 | 13:00

Seselj thotë se Amerika po ndryshon në favor të Serbisë, jep ide për këmbim të popullësisë

Diskutimit për shkëmbime i është futur edhe kryetari i partisë radikale serbe dhe i dënuari nga Haga për krime lufte, Vojislav Seselj.


Seselj ka ofruar një ide për shkëmbim, por jo të territoreve por të njerëzve, transmeton gazetametro.net

Seselj ka thënë se do të ishte mirë po të bëhej shkëmbimi mes banorëve të komunave të Luginës dhe Shtërpcës.

“Le të shkëmbejmë popullsinë e dy komunave – shqiptarët nga Presheva në Shtërpcë dhe Shtërpcës në Preshevë. Është një shkëmbim i civilizuar i popullsisë që do të ketë pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve”, theksoi ai.

Seselj gjithashtu ka komentuar mbi politkën amerikane. Ai ka thënë se politika amerikane ka ndryshuar në favor të Serbisë.

“Diçka po ndodh në politikën amerikane. Ajo është duke ndryshuar dukshëm. Dhe në një farë mënyre, unë jam krenar nëse kontribuova në të, sepse ne e mbështetëm Donald Trumpin dhe të gjithë komunitetin serb në Amerikë e sugjeruam të votojë për të”, deklaroi Vojisllav Shesheli në televizionin kombëtar. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë