Kryetari i Partisë Radikale dhe i dënuari nga Haga për krime lufte, Vojislav Seselj, ka bërë thirrje për një përgatitje të veçantë të ushtrisë serbë për hyrje në Kosovë.
Ai ka bërë këtë thirrje gjatë një fjalimi në Kuvendin e Serbisë, transmeton gazetametro.net
Seselj ka thënë se Serbia në të ardhmen duhet të ketë njësi të gatshme të policisë ushtarake prej rreth 1000 njerëzve.
Ai ka thënë se këto trupa duhet të jenë të gatshme që në krizën e ardhshme të hyjnë në Kosovë.
Ai, si duket në një thumbim ndaj presidentit serb, Vucic, tha se nuk ka kuptim që Serbia vetëm t’i rritë normat e gatishmërisë, por duhet të jetë e gatshme gjithmonë të hyjë në Kosovë, me arsyetimin se është parashikuar me rezolutën 1244. /gazetametro.net