Loading…

Serwer: Serbia në UNMIK-un e sheh dëshminë e sovranitetit të saj në Kosovë

  • 18/10/2018 | 17:55

Serwer: Serbia në UNMIK-un e sheh dëshminë e sovranitetit të saj në Kosovë

Por, ideja se Rezoluta 1244 ia garanton Beogradit sovranitetin mbi Kosovën është mashtrim, ka thënë analisti amerikan, kepsert për Ballkanin

“Është pjesë e strategjisë së ShBA-ve që të zvogëlojë angazhimin e misioneve paqësore të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daniel Serwer, profesor i Universitetit John Hopkins të Uashingtonit dhe ekspert për Ballkanin, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë se a mund të tërhiqet UNMIK-u deri sa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën.

“Misioni në Kosovë (UNMIK) është i parëndomtë, sepse është ky mision pa forcë ushtarake, ai është në përgjegjësi të KFOR-it. Unë nuk e di se sa njerëz ka në misionin e OKB-së në Kosovë, por besoj se nuk është ky një numër i tepruar. Megjithatë, ShBA-të në parim, tentojnë që këto misione t’i zvogëlojnë kudo që munden. Se a është e mundur që UNMIK-u të tërhiqet pa marrëveshje mbi statusin përfundimtar – supozoj se është, por kjo do të kërkonte një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e sigurisht, Rusia do të kontrollonte që a do të kalonte ajo a jo. Mendoj se Amerikanët sigurisht do të provojnë të zvogëlojnë numrin e personelit e buxhetin e OKB-së, por unë nuk e di sa njerëz ka atje e sa e kanë buxhetin, kështu që nuk mund të them se çfarë do të ishin implikimet e kësaj”, thotë Serwer, transmeton gazetametro.net.

Serwer ka thënë se nuk është i befasuar se Beogradi e kundërshton këtë, sepse prania e OKB-së në njënfarë mënyrë është për Serbinë dëshmi e sovranitetit të saj në Kosovë, që është e pakuptimshme, sepse në realitet nuk ka sovranitt pos në veri dhe disa kontrolle mbi komunitetet tjera serbe, ndërsa edhe Beogradi në vitin 2013 e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës Kushtetuta e Kosovës do të zbatohet në tërë territorin e Kosovës.

“Shihni, Serbia nuk do të japë asnjë centimetër në qoftë se nuk merr diçka në këmbim, kshtu që nuk më habit se kundërshtojnë iniciativën për tërheqjen e UNMIK-ut. Por, mendoj se në praktikë kjo do të thotë se amerikanët sigurisht vetëm do të tentojnë të zvogëlojnë buxhetin dhe numrit e personelit”, ka thënë Serwer.

Serwer ka thënë se Kosoba do të vazhdojë të formojë ushtrinë – sepse e ka të nevojshme dhe se don ta ketë – ndërsa pavarësinë e saj e ka pranuar shumica e shteteve në botë. Pra, nuk mendoj se Beogradi mund ta ndalojë këtë, ka thënë Serwer.

“Sa u përket ushtrisë, të jemi të qartë – armata e Kosovës nuk do të paraqitte kurrëfarë kërcënimi për Serbinë. Me kundërshtimin për formimin e ushtrisë së Kosovës, Serbia tenton të ruajë gjurmët e fundit të sovranitetit, por ky është veprim i cili nuk mund të ketë sukses”, ka thënë Serwer./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë