Njohësi më i mirë amerikan për Ballkanin Perendimor Daniel Server ka bërë një analizë të gjendjes në Ballkan pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe afrimin e këtij të fundit me Rusinë.
Në analizën e tij, Server thotë se ka kaluar kohë kur një president i ShBA-ve e ka vënë Ballkanin si prioritet.
Ai përmend disa suksese që janë bërë në Slloveni, Kroaci dhe Shqipëri, e po ashtu edhe në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë. Por, shkruan se procesi për ta bërë perëndimor Ballkanin Perëndimor ende nuk është kompletuar, bile sipas tij është ngadalësuar së fundmi, dhe mund të cungohet e madje të kthehet prapa gjatë Administratës së Trumpit, transmeton gazetametro.net.
“Bosnja po vuan nga sulme ndaj legjitimitetit të kushtetutshmërisë së vet, që rrënjët i ka në akordet e paqes të Dayton nga viti 1995, nga presidenti i vendit kryesisht 49% autonom i njohur si “Republika Srpska”. Maqedonia ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe refuzimit të Greqisë për t’ia njohur emrin. Kosova filloi ekzistencën si shtet sovran pas tjerëve dhe njësoj vuan nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe problemet e vazhdueshme për shkak të mosnjohjes nga Serbia”, shkruan Server.
Përveq kësaj Server shkruan se të gjitha vendet e Ballkanit po vuajnë nga një fuqi e butë e sulmit rus ndaj mediave dhe institucioneve të tyre.
“Nëse presidenti i ri është i prirë për të pranuar një sferë të ndikimit rus në Ballkan, pasojat ndaj demokracisë kryesisht të re të rajonit mund të jenë dramatike. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO varet nga ratifikimi në Senatin Amerikan”, shkruan tutje Server.
Ai ka rënditur disa nevoja që ka Ballkani por frikësohet se ato mund të behen me Trumpin dhe joshjet e tij ndaj Rusisë.
“Nëse, për shembull, Trump e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia, vetëm kjo mund ta nisë një seri ndarjesh në baza etnike, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet tjera: Gjeorgji, Moldavi, Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni. Do të ishte vërtetë mrekulli nëse një zinxhir i tillë i ndarjeve do të ndodhte në mënyrë paqësore. Por, ka shumë më shumë mundësi se kjo do të çonte në jo stabilitet, spastrim etnik, ri shënjim të kufijve dhe luftë. Nacionalistët e bardhë si Steve Bannon, shefi afatgjatë i strategjive të Trumpit, padyshim se do t’i thoshin presidentit të ri se ndarjet etnike janë natyrale apo të pashmangshme dhe aspak një gjë e keqe në fund të fundit”, shkruan tutje Server./gazetametro.net