Deputeti nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj ka paralajmëruar protestën e radhës në përkrahje të liderit të partisë, Ramush Haradinaj.
“Të shtunën ora 13:00,në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, protestojmë sërish në përkrahje të ish- Komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj”, ka bërë të ditur Muharremaj në rrjetin social Facebook.
Siç ka bërë të ditur ai në organizim të kësaj proteste paqësore, janë edhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së nga Theranda dhe e gjithë Kosova, transmeton gazetametro.net
“Ju ftoj të gjithë qytetarëve pa dallime politike, që të bashkohen në protestën madhështore, e cila mbronë vlerat tona kombëtare dhe njëkohësisht respekton Luftën Çlirimtare”, ka përfunduar Muharremaj.
Ndryshe, ish-komandanti i Kosovës Haradinaj, u arrestua në Francë në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet serbe me akuzën për krime lufte.
/gazetametro.net.