Ka vazhduar edhe sonte në Shkup protesta kundër gjuhës shqipe dhe platformës së partive shqiptare në Maqedoni.
Protestuesit u grumbulluan përpara Qeverisë dhe marshuan deri te Kuvendi i Maqedonisë.
Ata edhe sonte kundërshtuan ashpër platformën, siç e quajnë “të Tiranës”, ndërkohë që falënderuan presidentin Gjorgje Ivanov për vendimin e tij të fundit, për të mos i dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, përcjell ksp.
Për veç në Shkup, protesta janë mbajtur edhe nëpër disa qytete të tjera.