Loading…

Sërish probleme me zemrën, futbollisti danez kolapson për herë të dytë në fushë

  • 08/06/2026 | 16:37

Sërish probleme me zemrën, futbollisti danez kolapson për herë të dytë në fushë

Futbollisti danez, Christian Eriksen ka kaluar momente shqetësuese, duke ngritur alarm te tifozët dhe bashkëlojtarët e tij, ku u transportua menjëherë në spital pas një problemi shëndetësor të pësuar gjatë miqësores, ndërsa lajmet e fundit konfirmojnë se gjendja e tij është stabile, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur doktori i përfaqësueses së Danimarkës, Morten Boesen, i cili ka siguruar se mesfushori është jashtë rrezikut dhe po rikuperohet pranë familjes së tij.

“Fola këtë mëngjes me Christianin, ai është shumë mirë. Tani është me familjen e tij. Së shpejti do të largohet nga spitali dhe do të rikthehet në shtëpi”, thuhet në njoftimin e mjekut të kombëtares daneze.

Kjo s’është hera e parë që futbollisti po përjeton probleme serioze me zemrën, pasi pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës në Kampionatin Evropian të vitit 2021, një ngjarje që tronditi botën e futbollit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë