Loading…

Sërish ndryshon moti, ja temperaturat për ditët e ardhshme

  • 11/05/2017 | 00:06

Sërish ndryshon moti, ja temperaturat për ditët e ardhshme

Të enjten do të mbajë mot i ngrohtë, paradite me diell, e gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e në mbrëmje priten mundësi për riga lokale shiu.


Rigat e shiut vende-vende do të vazhdojnë edhe të premten paradite, e më pas gjatë ditës së premte do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell.

Në fundjavë do të mbajë mot i ngrohtë, jostabil dhe i ndryshueshëm, me vranësira të pjesshme, ku në orët e pasdites priten edhe të reshura lokale shiu me bubullimë.

Edhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot jostabil, me vranësira dhe diell, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare, me minimale nga 5C deri në 13C, e maksimale nga 22C deri në 24C, shkruan gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë