Loading…

Sërish me aksion PSD’ja: I shkruajnë një mesazh Konjufcës në veturën e tij

  • 23/03/2023 | 14:43

Sërish me aksion PSD’ja: I shkruajnë një mesazh Konjufcës në veturën e tij

Partia Socialdemokrate (PSD) ka realizuar sot një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ata në këtë aksion kanë shkruar ”edhe asi, edhe ksi” në veturën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Aktivisti i kësaj partie, Zgjim Hyseni përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Konjufcën ”i shpërfytyruar”.

”Ky është Glauku i shpërfytyruar. “Edhe ksi edhe asi”: kjo është parrulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta degjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar,” ka shkruar ai.

Gjithashtu, kujtojmë se gjatë kësaj jave aktivistë të PSD’së e kanë gjuajtur me tortë dhe pije milkshake zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë