Loading…

Sërish grevë në shëndetësi, në këtë ditë për 8 orë nuk mund të merrni shërbime

  • 30/11/2021 | 17:50

Sërish grevë në shëndetësi, në këtë ditë për 8 orë nuk mund të merrni shërbime

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë (FSSHK), ka bërë të ditur se është marr vendim për organizimin e grevës së dytë tetë orësh me 2 dhjetor, shkruan Gazeta Metro.


Greva pra do të mbahet ditën e enjte prej orës 07:00 të mëngjesit dhe mbaron në ora 15:00

“Greva do të mbahet më datë 2 dhjetor 2021, e enjte prej orës 07:00 të mëngjesit dhe mbaron në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e FSSHK’së.

Ndërsa, sindikata ka thënë se nga greva përjashtohen punëtorët e punësuar në shërbime emergjente mjekësore dhe spitalore.

“Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor, respektivisht miratimi në Parlament i Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe fillimi i implementimit të tij nga viti 2022”.Më 25 nëntor, turni i parë i punës, i gjeti punëtorët e shëndetësisë në grevë urie.

Përmes një komunikate për medie sindikatat kanë kërkuar që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorë të tjerë. Ata kanë kërkuar që ky projektligj të adresohet sa më shpejt n parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti 2022.

“FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhej në komunikatë.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka shprehur shqetësim për gjendjen e pacientëve pas fillimit të grevës nga stafi shëndetësor.

“Ne konsiderojmë se stafi shëndetësor duhet të ketë paga në përputhje me detyrat, përgjegjësitë dhe punën që bëjnë”, thuhet në reagimin e PRAK.

Ndërkaq, më tetë nëntor, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kishte protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të cilët kishin kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik dhe implementimin e tij, nga janari i vitit 2022.

Grevë FSSHK ka mbajtur edhe javën e kaluar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë