Loading…

VV-AAK-NISMA s’merren vesh për koalicion

  • 13/05/2017 | 12:08

VV-AAK-NISMA s’merren vesh për koalicion

Pavarësisht se sot kanë pasur një takim, udhëheqësit e AAK’së, NISMA’së, Vetëvendosjes dhe AKR’së nuk kanë arritur asnjë marrëveshje.


Udhëheqësi i NISMA’s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar për Express se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të AAK’së, VV, AKR e NISMA’s për Kosovën.

“Kemi diskutuar edhe për koalicioni parazgjedhore e paszgjedhore”.

Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Wolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës.

Muharrem Nitaj i AAK’së ka thënë se takimi i udhëheqësve të partive ishte ide e Ambasadorit Wolker.

Në takim kanë marrë pjesë: Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Jakup Krasniqi.

Burime nga takimi tregojnë se partitë opozitare nuk kanë arritur marrëveshje për të shkuar në zgjedhje në një koalicion.


Sërish bllok ndaj PDK’së? Takohen, Haradinaj, Kurti, Krasniqi e Pacolli

Rreth orës 10:00 në “Villa Germia” është mbajtur një takim mes liderit të AAK-së Ramush Haradinjat, liderit të AKR-së Behgjet Pacolli, kryetarit të Këshillit Nacional të Nisma-s Jakup Krasiniqit, lideri të Vetëvendosjes Visa Ymerit, Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetiti.

Për këtë takim ka raportuar portali lajmi.net.

Në këtë mbledhje, thuhet se ka marrë pjesë edhe ish- ambasadori William Walker.

Nuk dihet se çfarë është biseduar në këtë takim, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por duke pasur parasysh që kanë ngelur vetëm edhe 48 orë deri te mundësia e zyrtarizimit të koalicioneve parazgjedhore, kjo me gjasë ka qenë tema e diskutimeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë