Loading…

Sërish alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, deklarohet policia

  • 06/02/2023 | 21:43

Sërish alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, deklarohet policia

Edhe një alarm tjetër për bombë ka pranuar sonte Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.


Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndryshe një alarm i tillë është dhënë edhe sot rreth orës 16:00.

Policia e Kosovës kishte pranuar informatën për një alarm për bombë, e që doli të ishte i rrejshëm.

Udhëtarët dhe personeli ishin evakuuar, ndërsa një gjë e tillë është raportuar disa herë radhazi brenda vitit të kaluar si në stacion të autobusëve, në aeroport e në ambiente të tjera të vendit./Lajmi.net/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë