Loading…

Seriali ‘Pseudonimi shqiptar’ mori vëmendjen e rusëve për 6 vjet rradhazi

  • 12/05/2017 | 13:23

Seriali ‘Pseudonimi shqiptar’ mori vëmendjen e rusëve për 6 vjet rradhazi

Nuk ndodh shpesh që shqiptarët të bëhen të famshëm në një vend të madh europian e aq më tepër në Rusi, vendin më të madh në botë.


Por në aspektin artistik, duket se emri “shqiptar” në një periudhë të caktuar – jo larg momentit aktual – ka përbërë një tërheqje më vehte për të veshur me ketë emër pseudonimin e personazhit të një seriali artistik të zhanrit “aksion”, shumë të ndjekur atje në vitet 2006-2012.

Nuk e di nëse ka qenë i ditur ky fakt, por kjo solli si informacion një shqiptar që studion në Rusi, e që më bëri menjëherë të bëja ca gërmime fare minimale në web, rezultatet e të cilave më përkuan tërësisht me të dhënat që ai më dha, shkruan Armand Plaka. M’u duk interesante t’a ndaja si informacion ndër shqiptarë, edhe pse seriali në fjalë, veç emrit , dmth. pseudonimit “shqiptar/i” (nga rusishtja: “albanec” ) nuk ka kurrfarë lidhjeje me Shqipërinë apo shqiptarët.

Në fakt, skenari dhe të dhënat bazë sugjerojnë se nën pseudonimin “shqiptari” fshihet vetë personazhi kryesor, Viktori, një ish-agjent i epokës sovjetike, luajtur me mjeshtëri nga Aleksandr Dedjushko (Александр Дедюшко). Cilësitë profesioinale të tij do të bëhen shkas që jeta e tij “profesionale” të stërzgjatet, falë këmbënguljes së ish-kolegëve të tij, tashmë të riformatuar në epokën post-sovjetike, ku ndërthuren vrasjet dhe bizneset e pisëta, duke bërë që ai t’a kuptojë se tashmë me këtë riangazhim “profesional”, është vënë në pikëpyetje edhe vetë jeta e tij. Kasti aktorial më pas pasurohet edhe me figura të tjera të kinematografisë e botës TV moderne ruse./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë