Loading…

Serbia vazhdon me propagandë e shpifje ndaj Kosovës

  • 06/01/2022 | 08:26

Serbia vazhdon me propagandë e shpifje ndaj Kosovës

Krerët shtetërorë të Serbisë edhe gjatë vitit 2021 vazhduan me propagandë e shpifje, me qëllim të mohimit të krimeve të shkaktuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo nisi janarin e kaluar kur presidenti i Serbisë e cilësoi trillim Masakrën e Reçakut.


Në këto rrethana, historianët vlerësojnë se institucionet vendore duhet të punojnë më shumë në prezantimin e së vërtetës për luftën e fundit në Kosovë.

Krimet makabër të Masakrës së Reçakut, përveç se nuk janë pranuar nga Serbia, nga presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, edhe janë cilësuar “trillim”.

Jo vetëm për këtë rast, por, me qëllim të mohimit të krimeve, Serbia edhe gjatë 2021-ës vazhdoi me propagandën e saj. Këto deklarata sipas historianit Skender Lutfiu, janë dëshmi e fortë se shteti serb nuk e ka në plan kërkim faljen, por mohimin e krimit. E, sipas tij, propaganda serbe po ndikon edhe në shtetësinë e Kosovës.

“Kjo normalisht që krijon një lloj amullie dhe shumë vende që nuk është që na njohin mirë apo që nuk i njohin çështjet në thelb, hezitojnë për të marrë hapin drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Për këtë, natyrisht se ka ndikuar edhe fushata e egër e Serbisë, duke shpifur, duke bërë përpjekje për të fshehur krimet, si për shembull duke na akuzuar se edhe Masakra e Reçakut është trillim”, tha ai.

Edhe Halit Barani, i cili kishte dëshmuar në procesin gjyqësor në Hagë, kundër “kasapit të Ballkanit, Sllobodon Millosheviq, pohon se Kosova nuk ka punuar sa duhet në prezantimin e së vërtetës për krimet serbe.

“Sa ia ka arrit Kosova t’i prezantojë krimet e luftës ose t’i denoncojë kriminelët? Nuk ka arrit e as nuk ia ka filluar hiq! Absolutisht nuk iu ka interesuar udhëheqësve tanë. Ata kanë pasur dhe kanë tjetër qëllim, pasurimin. Sa herë të ketë zgjedhje i përmendin krimet e luftës, si të kryhen zgjedhjet, më, deri në zgjedhjet tjera, nuk i përmend askush”, tha Barani, RTK.

Në këto rrethana, Lutfiu vlerëson se institucionet vendore duhet të punojnë më shumë në prezantimin e së vërtetës për luftën në Kosovë.

“Është dashur të punojmë shumë më shumë, dhe atë në rrafshin ndërkombëtar. Nuk ka punuar kinematografia. Nuk kemi zhvilluar konferenca ndërkombëtare, ku do të ftoheshin ekspertë për të pasqyruar drejt luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, tha ai.

Sipas Lutfiut, nëse Kosova nuk ndërmerr një ofensivë kundër propagandës serbe, atëherë pasojat nga kjo janë të pashmangshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë