Loading…

Serbia vazhdon fushatën: Dacic thotë se edhe një shtet do e tërheq njohjen ndaj Kosovës

  • 25/07/2019 | 20:35

Serbia vazhdon fushatën: Dacic thotë se edhe një shtet do e tërheq njohjen ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka paralajmëruar se ditëve në vijim edhe një vend do ta tërheq njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka vazhduar propagandën e tij kundër Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Dacic duke mos përmendur emrat, ka thënë se një vend tjetër më së largu brenda dy ditësh do ta bëj publik tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, që nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, e deri në vitin 2012 pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm 84 vende ndërkaq që nga viti 2014, vit ky kur Dacic është bërë ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, siç u shpreh ai, 13 vende e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Për më së largu dy ditë do të mësohet edhe emri i vendit të 14’të që do të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Dacic.

Kujtojmë se tërheqja e njohjes nga një shtet nuk njihet si një akt diplomatik, por mund vendet vetëm mund të ndërpresin bashkëpunimin ndërshtetëror në aspektin diplomatik.

Në bazë të publikimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, zyrtarisht pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 116 shtete./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë