Loading…

Serbia synon t’ia marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan

  • 24/08/2018 | 08:15

Serbia synon t’ia marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan

Bëhet fjalë për majën e bjeshkës së Kopaonikut, Pançiq, e cila ndodhet në lartësinë mbidetare 2017 metra. Ajo mundëson vëzhgimin në drejtim të Lindjes së Mesme dhe të Mesdheut

Pika më strategjike e vëzhgimit në Ballkan ndodhet brenda territorit të Kosovës. Fakti se ajo është vetëm qindra metra larg kufirit me Serbinë, ka bërë që fqinji verior ta nisë mësymjen për ta përvetësuar, kurdo që bëhet demarkimi ndërmjet të dyja vendeve.

Bëhet fjalë për majën e bjeshkës së Kopaonikut, Pançiq, e cila ndodhet në lartësinë mbidetare 2017 metra. Ajo mundëson vëzhgimin në drejtim të Lindjes së Mesme dhe të Mesdheut. Ka qenë pika kryesore e vëzhgimit në gjithë ish-Jugosllavinë dhe kjo pikë ka përbërë qendrën ushtarake telekomunikuese, në të cilën ka pasur të vendosur edhe radarë me rreze të gjata veprimi për nevojat e ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Po kështu, edhe radarë për kontrollin e fluturimeve. Në të njëjtin vend ka qenë edhe transmetuesi televiziv, qendra telekomunikuese dhe qendra meteorologjike. Kompleksi përmban shumë dhoma operative e tunele, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë