Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për lajmin se Dominika ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Përmes reagimit në Twitter, Hoxhaj ka thënë se Serbia po përdorë ryshfetin dhe diplomacinë e pistë për të minuar shtetësinë e Kosovës, transmeton gazetametro.net
”Serbia edhe një herë po e përdor ryshfetin dhe diplomacinë e pistë në një përpjekje për ta minuar shtetësinë e Kosovës dhe po punon në mënyrë agresive për të minuar stabilitetin rajonal dhe për të shkatërruar besimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Hoxhaj.
Më tej, ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimet e tilla.
”Bashkimi Evropian duhet të dënojë veprimet e tilla”, ka shkruar Hoxhaj. /gazetametro.net