Publicisti Veton Surroi, mbajtjen në Francë të liderit të AAK’së, Ramush Hardinaj, e ka quajtur ‘hakmarrje politike të Beogradit’.
Menjëherë pas shtyerjes së vendimit për Haradinajn nga drejtësia franceze, Surroi ka reaguar përmes një publikimi në rrjete sociale, duke thënë se 18 vjet pas luftës, Haradinaj ende përballet me hakmarrjen serbe për shkak të të bëmave të tij gjatë luftës në Kosovë si Komandant i UÇK’së.
“Në fund të luftës, më 1999, Ramush Haradinaj me njësitet e tij penguan ndarjen e Pejës, Istogut dhe Deçanit sipas planit të aplikuar në Mitrovicë. Më 2017 ai ende përballet me hakmarrjen politike të Beogradit për këtë”, ka shkruar një ndër pjesëmarrësit në konferencën e Rambujesë, Veton Surroi. /gazetametro.net