Ministrja e ndërtimtarisë, trafikut dhe infrastrukturës së Serbisë Zorana Mihajlovic deklaroi se së shpejti do të kryhet projekti për autostradën Nish-Merdar-Prishtinë.
Ajo theksoi se fjala është për një rrugë me rëndësi të madhe, e cila do të mundësojnë daljen e Serbisë në portin adriatik në Durrës, transmeton gazetametro.net.
Fjala është për pjesën regjionale të autostradës e cila do të lidh Serbinë me Tiranën dhe Detin Adriatik.
“Kjo rrugë është prioritet për Bashkësinë Evropiane dhe pjesë e rrjetit të transportit europian. Sipas të gjitha projektimeve, porti shqiptar gjendet në pozitën më të mirë sesa ai malazias, gjë që është me rëndësi për Serbinë”, ka thënë Mihajlovic për Politikën.
Ajo theksoi se ekziston rëndësia politike dhe ekonomike për ndërtimin e kësaj rruge për shkak të, siç tha ajo “njerëzve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë”.
“Bashkë me Fondin e BE’së për Ballkanin perëndimor jemi duke punuar në dokumentacionin tekniko-projektues i cili duhet të kryhet nëmes të prillit dhe majit”, theksoi Mihajlovic.
Sipas fjalëve të sajë, është negociuar me institucionet ndërkombëtare për mënyrën e financimit të kësaj pune, pasiqë është fjala për projektin të cilin Serbia nuk mund të paguaj.
Siç ka sqaruar, në fillim do të ndërtohet gjysëm profili i cili do të kushtojë 500 milionë euro, dhe puna do t’i besohet investitorit privat të cilit, në emër të Serbisë, do t’i garantojë Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Banka investive e Evropës. /gazetametro.net