Loading…

Serbia po armatoset intensivisht

  • 27/01/2017 | 10:46

Serbia po armatoset intensivisht

Padyshim Serbia pretendon që të bëhet forca më e madhe ushtarake në regjion. Pasi morri gjashtë MIG 29 nga Rusia, tani nga Bjellorusia pranon edhe 12 të tjerë dhe dy divizione S-300.


Kryeministrat e Serbisë dhe Bjellorusisë, Aleksandar Vucic dhe Aleksandar Lukasenko, sot do të bisedojnë në Minsk, për realizimin e marrëveshjes ushtarako-teknike e cila u nënshkrua një ditë më parë, transmeton gazetametro.net.

Sipas asaj marrëveshje Serbia do të pranojë nga Bjellorusia nën kushte shumë të volitshme, 12 MIG 29 dhe dy divizione raketore të sistemit S-300.

armatimi-serbia

Siç transmeton Informer, ekspertët janë të mendimit se me realizimin e këtij aranzhimi, e me pranimin e mëhershëm të gjashtë MIG 29 nga Rusia, Serbia bëhet forca me e madhe ushtarake në regjion.

Presidenti Lukasenko, thonë burimet e gazetës, është i gatshëm që maksimalisht të përkrahë rinovimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Serbisë.

“Nga Putin’i kemi marrë si dhuratë gjashtë MIG’a për të cilët paguam vetëm modernizimin dhe armatimin, ndërsa edhe kjo marrëveshje me Bjellorusinë është gjithashtu aranzhim miqësor dhe vëllazëror. Nëse kjo realizohet, atëherë Serbia do të jetë forcë serioze ushtarake në regjion”, thekson bashkëbiseduesi i gazetës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë