Loading…

Serbia po armatos njerëzit në Veri

  • 25/01/2017 | 23:02

Serbia po armatos njerëzit në Veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se Serbia po kërcënon me destabilizimin e Kosovës duke dërguar njerëz me uniforma në veri dhe është duke armatosur serbët me armë për t’u mbrojtur kinse nga sulmet shqiptare.


“Serbia është duke përdorur modelin rus në Ukrainë. Po dërgon civilë, por edhe njerëz me uniforma në veri dhe është duke armatosur serbët me armë dore, por edhe me armë të tjera, në mënyrë që të jenë të përgatitur për t‘u mbrojtur nga kinse sulmet shqiptare. Por unë i ftoj serbët që të mos bien pre e politikës nacionaliste të Beogradit”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se Beogradi duke parë heshtjen e Brukselit po inspirohet për planet e saj për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës.

“Beogradi duke parë heshtjen e Brukselin, po inspirohet edhe më shumë në planet e tij për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkëngjitjen e saj me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Duke parë këto kërcënime të njëpasnjëshme, Thaçi, ka thënë se do të kërkoj nga Bashkimi Evropian që të i bëhet presion më u fuqishëm Beogradit që të mos cenoj sovranitetin territorial të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Unë do të kërkojë nga zonja Mogherini që të jetë e qartë dhe e saktë në raport me Beogradin. Beogradit duhet t’i bëhet presion i fuqishëm që të mos cenoj edhe më tutje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shtuar ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë