Loading…

Serbia nuk do të protestojë për shkak të flamurit të Kosovës në Paris, psenë e tregon Dacici

  • 06/11/2018 | 08:29

Serbia nuk do të protestojë për shkak të flamurit të Kosovës në Paris, psenë e tregon Dacici

“Ne këtë nuk mund ta pengojmë, por mund të kemi marrëdhënie më të mira me Parisin, prandaj vizita e Emmanuel Macronit është jashtëzakonishte e rëndësishme”, ka thënë ministri i punëtve të jashtme i Serbisë

Serbia nuk do t’i dërgojë protestë Francës për shkak të vënie së flamurit të Kosovës në katedralen Notre Fam, ka thënë ministri i punëve të brendshme i Serbisë Ivica Dacic.

Mungesën e reagimit të Beogradit zyrtar ai e shpjegon me vizitën e paralajmëruar të kryetarit të Francës në Serbi, transmeton gazetametro.net.

“Duke pasur parasysh vizitën e ardhshmë të Emmanuel Macronit, vizitën e parë të kryetarit të Farncës pas 18 vitesh, mendimi im është se këtë duhet lënë për bisedë”, ka thënë Dacic për gazetën serbe “Politika”.

Ai megjithatë vënien e flamurit të Kosovës në Notre Dam e ka quajtur “skandal të madh”, sepse sipas tij “nuk ekziston një paradë ushtarake, në të cilën marrin pjesë edhe humbësit”.

“Ne këtë nuk mund ta pengojmë, por mund të kemi marrëdhënie më të mira me Parisin, prandaj vizita e Emmanuel Macronit është jashtëzakonishte e rëndësishme”, ka thënë Dacic, duke shtuar se nuk e di “se si e ka marrë Thaçi ftesën për pjesëmarrje, kjo është ditë e zisë për të”.

Flamuri i Kosovës është vënë në Notre Dam bashkë me simbolet e 86 shteteve e 11 organizatave ndërkombëtare.

Dje, ndërkaq, një zëdhënës i katedrales së kryeqendrës franceze ka thënë se flamuri i Kosovës është vendosur në këtë objekt për shkak se zyrtarë të lartë nga Prishtina janë ftuar që të marrin pjesë të dielën e ardhshme në një ceremoni që do të mbahet për të shënuar fundin e Luftës së Parë Botërore.

Zëdhënësi, i paidentifikuar, ka thënë se vendimi se cilët flamuj duhet të vendosen është marrë në bazë të një liste të zyrtarëve të ftuar, të dhënë nga Qeveria e Francës.

“Notre-Dame nuk mban qëndrime politike”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i katedrales./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë