Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Qeverisë së Republikës së Serbisë njoftoi se një numër i madh i shkollave fillore në Beograd, rreth 97 prej tyre, si dhe disa shkolla të mesme, kanë marrë njoftime për bomba sot në mëngjes. Njoftime për eksploziv u raportua edhe nga aeroporti i Nish-it, transmeton Gazeta Metro.
Pas kontrollit të detajuar të ekipeve të anti-terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në një numër të madh shkollash, u konstatua se raportimet për bomba të vendosura ishin të rreme.
Nxënësit janë kthyer në mësime, ndërsa në shkollat ku ende vazhdon kontrolli i sigurisë nxënësit janë dërguar në shtëpi.
Pas kontrollit kundërsabotues në shkollë, nxënësit do të kthehen në mësime, thuhet në njoftim.
Raport për bombën në aeroportin e Nishit
Aeroporti “Konstantini i Madh” në Nish ka marrë njoftim për bombën mëngjesin e sotëm, ka thënë për Tanjug nga MPB-ja e Serbisë, shkruan AJB.
Denoncimi ka mbërritur rreth orës 08:00, pas marrjes së denoncimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet kundër sabotazhit.
Policia e Nishit tha se po vërtetohen faktet dhe se puna është në vazhdim e sipër./gazetametro.net