Loading…

Serbia në panik: Nëse Kosova pranohet në Interpol, ushtarakët serbë që luftuan në Kosovë do të arrestohen

  • 19/11/2018 | 11:54

Serbia në panik: Nëse Kosova pranohet në Interpol, ushtarakët serbë që luftuan në Kosovë do të arrestohen

Kosova nga nesër mund të bëhet anëtare e organizatës policore botërore Interpol, dhe kjo ka futur në panik Serbinë, më shumë për rrezikun që u kanoset ushtarakëve serbë që luftuan në Kosovë, shkaku i fletëarresteve që do t’i lëshonte Kosova ndaj tyre, se sa për fuqizimin që do të ja jepte shtetit të Kosovës, anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme botërore.


Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikovic, duke folur për mediat serbe, lidhur me këtë temë, ka thënë se shumë serbë gjenden në listën e të kërkuarve nga ana e Kosovës, përfshirë edhe veten e tij, dhe se anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të paraqiste problem për secilin serb që ishte në Kosovë për të luftuar gjatë vitit 1999, e që do të mund të akuzohet për krime lufte, përcjell gazetametro.net.

Ai nuk e mohon mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit pasi sipas tij, për këtë po përkujdesen shtete të fuqishme, si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, të cilat mbështesin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës.

Asambleja e Interpolit nesër do të hedh në votim anëtarësimin e Kosovës dhe siç bëjnë të ditur burime të Gazeta Metro, Kosova ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të u bërë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme botërore të policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë