Loading…

Serbia në alarm për Kosovën, Nikolic te ambasadorët, Vucic në Rashkë

  • 02/02/2017 | 13:17

Serbia në alarm për Kosovën, Nikolic te ambasadorët, Vucic në Rashkë

Pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për të cilin u raportua si i dështuar, pala serbe sot në Beograd ka ngritur alarmin në maksimum.


Mediat serbe raportojnë se presidenti serb, Tomislav Nikolic, ka thirrur në takim urgjent ambasadorët e fuqive të mëdha, ata të Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkura të Amerikës, transmeton gazetametro.net.

Në këtë takim në të cilin thuhet se do të marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, do të diskutohet për situatën në Kosovë, dhe negociatat e mbrëmshme në Bruksel.

Nikolic raportohet të jetë takuar më herët me Charles Robin Hershey, koordinator i ri i Kombeve të Bashkuara në Serbi.

Përvec Nikolic’it, takim urgjent ka thirrur edhe kryeministri serb Aleksandar Vucic. Ky i fundit do të niset drejt jugut të Serbisë, ku në qytetin më të afërt me Kosovën, në Rashkë, do të takojë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Vucic duke folur për mediat serbe lidhur me takimin e tij urgjent me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, ka thënë se nuk i lejohet të flas për ato që u diskutua mbrëmë në Bruksel, por ajo çfarë ai po bën është angazhimi për uljen e tensioneve dhe ruajten e paqës.

Në Rashkë Vucic ka thënë se po shkon për t’i qetësuar liderët politikë të serbëve të Kosovës

“Unë jam i shqetësuar lidhur me situatën atje, por jo gjithçka varet nga ne. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për të ruajtur paqenbëjmë për të ruajtur paqen”.

Në anën tjetër, pala kosovare deri tani duket e qetë, duke mos ndërmarrë asnjë veprim, apo lëshuar ndonjë deklaratë për media lidhur me takimin e mbrëmshëm.

Nga ajo që mëson gazetametro.net, i gjithë ky alarmim i Serbisë, vjen pas paralajmërimeve që pala kosovare i ka bërë mbrëmë në Bruksel, për rrënim të murit, nëse ai nuk rrënohet nga ata që është ndërtuar, në këtë rast nga komuna e Mitrovicës veriore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë