Loading…

Serbia me kërkesë zyrtare për ekstradim të veteranit të UÇK’së, Tomor Morina

  • 25/07/2019 | 18:41

Serbia me kërkesë zyrtare për ekstradim të veteranit të UÇK’së, Tomor Morina

Ministria e Drejtësisë së Serbisë është njoftuar zyrtarisht se Tomorr Morina, veterani i UÇK’së është arrestuar në Maqedoninë Veriore me fletë arrest të Serbisë, këta do të dërgojnë kërkesë për ekstradimin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Për njoftimin  lajmëroi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, dhe këtyre ju është thënë se do të dorëzojnë kërkesën autoriteteve të drejtësisë së Maqedonisë Veriore për ekstradimin e tij në Serbi.

Njëkohësisht me kërkesën zyrtare do të dorëzohet edhe dokumentacioni përkatës e i duhur për vendimin e ekstradimit.

Tomor Morina kërkohet nga Prokuroria serbe për krime lufte, ku dyshohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile në Kosovë, sipas tyre./gazetametro.net

https://gazetametro.net/gjest-i-turpshem-nga-maqedonia-e-veriut-ndalon-ish-ushtarin-e-uckse-pas-nje-flet-arresti-te-leshuar-nga-serbia/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë