Loading…

Serbia kishte për synim aneksimin e veriut

  • 24/02/2017 | 11:04

Serbia kishte për synim aneksimin e veriut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një interviste ekskluzive për Radion publike suedeze (SR), ka thënë se Serbia ka pasur plane për të aneksuar veriun e Kosovës, ashtu si Rusia aneksoi Krimenë.

Ai ka thënë se kur bëhet fjalë për Serbinë, politika në Kosovë kurrë nuk do të jetë naive. Sipas tij, treni që dërgoi Serbia me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë, megjithëkëtë, kjo u ndalua.

Radio suedeze raporton se incidenti me tren është parë edhe si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe, të cilat pritet të mbahen muajt e ardhshëm dhe një përpjekje e Serbisë për të provokuar administratën e re amerikane, e udhëhequr nga presidenti Trump.

Presidenti Thaçi për SR-në ka thënë se ai personalisht ka marr garanci se Uashingtoni nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Me gjithë tensionet ndërmjet dy shteteve, sipas SR-së, presidenti Thaçi është i bindur se Serbia herët a vonë do të njeh pavarësinë e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë