Beogradi vështirë se mund të llogarisë në ekstradimin e ish –komandantit të UÇK-së Ramush Haradianj, shkruan Komersant i Moskës.
Arsye, sipas kësaj gazete është fakti se Tribunali i Hagës dy herë e ka shpallur të pafajshëm Haradinajn. Gazeta shton se Serbia, derisa kërkon ekstradimin e Haradinajt, ajo me këmbëngulje po e injoron dorëzimin e dy shtetasve serbë në Mal të Zi të akuzuar për organizim të puçit në këtë vend në tetorin e vitit 2016.
Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.
Ndryshe, Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të./gazetametro.net