Loading…

Serbia ka lëshuar 167 fletëarreste në Interpol për shqiptarët

  • Nga

  • 05/01/2017 | 18:26

Serbia ka lëshuar 167 fletëarreste në Interpol për shqiptarët

Arrestimi i fundit i Ramush Haradinaj, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia, ka ngritur reagime. Por, të njejtin fat mund ta kenë edhe rreth 167 shqiptarë të tjerë, po që se kapen në ndonjë vend anëtar të Interpolit, shkruan Gazeta Metro.


Serbia ka deponuar rreth 167 fletëarreste në Interpol, për shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë. Këto informata, Gazeta Metro i ka siguruar përmes burimeve në Ministrinë e Brendshme, e për të cilat, Interpoli s’e ka njoftuar Kosovën asnjëherë.

Fletëarrestet nga Serbia janë dorëzuar në Interpol, ku është e anëtarësuar Serbia, dhe fletëarrestet e secilit vend anëtar në këtë organizatë, e detyrojnë çdo anëtar tjetër që t’i zbatojë këto urdhërarreste. Ndërkaq, Kosova ende nuk është futur në këtë organizatë.

arr

Në bazë të urdhërarresteve nga Serbia, më herët ishte arrestuar edhe Agim Çeku, Gafurr Dugolli e disa shqiptarë të tjerë, që ishin pjesëtarë të UÇK’së. Gjithashtu, Haradinaj ishte arrestuar para 1 viti e gjysëm, në bazë të po kësaj liste./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë