Loading…

Serbia javën e ardhshme kërkon ekstradimin e Haradinajt

  • 07/01/2017 | 10:34

Serbia javën e ardhshme kërkon ekstradimin e Haradinajt

Në fillim të javës së ardhshme, autoriteteve gjyqësore në Francë do t’u dërgohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e drejtuesit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton RTS.


Ndërkaq dje, presidenti serb Tomislav Nikolic, ka bërë të ditur se nuk do të hiqet dorë nga kërkesa për ekstradim të Ramush Haradinajt, transmeton gazetametro.net.

Nga ana tjetër, avokati i Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se kërkesa për lirimin me kusht të Haradinajt është paraqitur në gjykatën e Francës.

Ai në faqen e tij në Facebook ka shkruar se pret që gjykata ditët e ardhshme të marrë në shqyrtim kërkesën.

“Mbrojtja beson se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Haradinajt dhe se kjo situatë e palakmueshme, së shpejti merr fund”, ka shkruar Koci.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një protestë dje në Prishtinë

Ramush Haradinaj u arrestua të mërkurën me urdhër të Serbisë, me dyshimin se gjatë vitit 1998 dhe 1999, në një kohë kur ai ishte komandant i UÇK’së, ka kryer krime lufte. Ai u gjykua në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, por në vitin 2012 u lirua nga të gjitha akuzat.

Gjykata kompetente në Francë vendosi të enjten se Haradinaj duhet mbajtur në paraburgim deri sa Serbia nuk paraqet një kërkesë për ekstradim.

Haradinaj është arrestuar edhe një herë në aeroportin e Lubjanës, por pas disa ditësh ishte liruar./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë