Loading…

Serbia i kërkon Europës t’ia ruaj ambasadat nga ‘terroristët shqiptarë’

  • 12/01/2017 | 14:07

Serbia i kërkon Europës t’ia ruaj ambasadat nga ‘terroristët shqiptarë’

Ministria e Jashtme e Serbisë u ka kërkuar disa shteteve evropiane që t’i  rrisin masat e sigurisë për misionet diplomatike serbe që kanë gjasa të sulmohen nga “terroristët shqiptarë”. Kjo kërkesë ka ardhur pasi Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka deklaruar se  ka informata mbi planin e diasporës shqiptare për sulm në ndonjë ambasadë serbe për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt.


Ambasadat e Evropës kanë pranuar instruksione të qarta nga Beogradi që të rrisin masat paraprake të sigurisë deri në nivelin më të lartë, për shkak të mbrojtjes nga “terroristët shqiptar”, raporton e përditshmja serbe Vecernje Novosti, transmeton gazetametro.net.

Kërkesat nga ana e Serbisë deri më tani u janë dërguar autoritetevenë në Zvicër, Turqi, Gjermani, Itali dhe Belgjikë. Shtete këto ku sipas informatave mbi sigurinë që ka pranuar Beogradi ka më së shumti mundësi të sulmojnë “terroristët shqiptar”, siç mediat serbe shkruajne.

Paralajmërimi për këto sulme sipas ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic ka ardhur nga “një agjenci perëndimore e intelegjencës e një shteti të madh”.

Por, Dacic nuk e la me kaq. Ai përmendi edhe mundësinë që të merren pengje me rastin e sulmit në misionet diplomatike serbe.

Tutje, po sipas burimeve të gazetës, shërbimi që e ka dërguar informacionin në Serbi e siguroi atë nga një agjent që e kishin infiltruar në radhët e diasporës shqiptare në një shtet të Evropës Perëndimore, transmeton gazetametro.net.

Megjithëse autoritetet serbe po shfaqen të frikësuara nga një rrezik i tillë i mundshëm, ende nuk kanë marrë ndonjë vendim që të tërheqin stafin diplomatik nga shtetet e lartëcekura.

Kurse, sekretari shtetëror i Minsitrisë së Jashtme serbe, Ivica Toncev, që është përgjegjës për kontrollin dhe sigurinë e zyrave diplomative të Serbisë jashtë shtetit, deklaroi se pavarësisht protestave të organizuara nga shqiptarët para disa prej ambasadave serbe në Evropë gjatë arrestimit të Haradinajt, “situata është nën kontroll.” /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë